Qëlloi me armë zjarri një person, në pranga 24-vjeçari/ Një tjetër arrestohet për përndjekje

Qëlloi me armë zjarri një person, në pranga 24-vjeçari/ Një tjetër arrestohet për përndjekje

Një 24-vjeçar me inicialet G.V., ra në prangat e policisë pasi në shtator të vitit 2021, kishte qëlluar me armë zjarri një shtetas me inicialet P.B.

Në pranga ra edhe një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për “përndjekje” dhe “prdhodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

 

NJOFTIMI

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Trajektorja", nga forcat policore të Stacionit të Policisë Shëngjin, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim kombëtar G. V., 24 vjeç, banues në fshatin Manati, Lezhë. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Ky shtetas, në shtator të vitit 2021, në fshatin Manati, Lezhë, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin P. B.

Po në kuadër të operacionit “Trajektorja”,  nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, u kap shtetasi në kërkim F. D., 33 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, për veprat penale “Përndjekja”  “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase. Gjithashtu, pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy