Ndërtimet pa leje/ Tavo shkrin IMT-në e Himarës, kërkon që territori të merret nën juridiksionin e Vlorës

Ndërtimet pa leje/ Tavo shkrin IMT-në e Himarës, kërkon që territori të merret nën juridiksionin e Vlorës

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka vendosur të shkrijë strukturën e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Himarë, pas problematikave të konstatuara lidhur me kontrollin e territorit dhe ndërtimeve pa leje.

 

Tavo ka bërë të ditur se të gjithë punonjësit e IMT-së janë shkarkuar, ndërsa Bashkia e Himarës do t’i kërkojë strukturave përgjegjëse që kontrolli i territorit të Himarës të merret nën juridiksionin e strukturës së Vlorës.

 

Kryebashkiaku ka deklaruar se nuk do të tolerohen abuzimet me detyrën dhe lejimi i ndërtimeve pa leje. Ai i ka kërkuar gjithashtu Prokurorisë që të hetojë personat përgjegjës për problematikat e konstatuara.

 

Vendimi vjen në një kohë kur çështja e ndërtimeve pa leje dhe mënyra e kontrollit të territorit mbetet një prej problematikave kryesore në Bashkinë Himarë.

 

Ndër arsyet që kanë çuar në shkrirjen e strukturës janë neglizhenca në ushtrimin e detyrës dhe dyshimet për favorizim të ndërtimeve të paligjshme.

 

Kjo është hera e dytë që kryebashkiaku Vangjel Tavo vendos të shkrijë IMT-në e Himarës. Një vendim i ngjashëm ishte marrë edhe më 9 qershor 2025.

 

Pas shkrirjes së strukturës, pritet riorganizimi i mënyrës së kontrollit dhe inspektimit të territorit, ndërsa kërkesa për marrjen e Himarës nën juridiksionin e strukturës së Vlorës pritet të përcaktojë mënyrën e re të ushtrimit të kontrolleve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy