
Një person është gjetur i vdekur në Mallakastër nga të afërmit e tij, ku të gjitha dyshimet janë përqendruar në pistën e flijimit.
Policia njofton se u referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi shtetasi Q. C., 77 vjeç, banues në Mallakastër, dyshohet se si pasojë e konsumimit të fostoksinës, ka humbur jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.



