“Të dhënat mund të jenë në duart e krimit”, ekspertët: Ndërhyrja në TIMS duhet të kryhet me komision

“Të dhënat mund të jenë në duart e krimit”, ekspertët: Ndërhyrja në TIMS duhet të kryhet me komision

Prokuroria e ka shtrirë hetimin duke pyetur edhe persona të cilët kanë qenë prezent gjatë kohës që Muça ka hyrë në ambientet ku ndodhej serveri i TIMS. Rezulton se drejtori i IT Ervin Muça pasi hyri brenda godinës duke përdorur kodin e një punonjësi të tij, eksportoi të materialet në kompjuterin e tij. Ai ka mohuar përpara hetuesve se ka marrë të dhënat, por filmimet e kamerva të sigurisë përreth kanë fiksuar drejtorin e IT, në godinë gjatë natës së 2 Gushtit, kur janë kryer veprimet dhe ndërhyrja në TIMS.

Kallëzimi i Agjencisë së Mbikqëyrjes Policore nisi pas takimit që i dërguari me punë i SHBA, Martin McDoëell bëri me ministrin e Brendshëm Taulant Balla ku shprehu shqetësimin lidhur me ndërhyrjet e raportuara në sistemin TIMS.

Akuzave të mëhershme, Muça asokohe iu përgjigj duke thënë se kishte kryer back up, një procedurë standard që duhej ta kryente dhe se nuk kishte bërë të tjera ndërhyrje.

Për ekspertin e IT, Tomi Kallaxhi është e nevojshme që procedura e back up të kryhet me komision dhe jo në mënyrë individuale nga drejtori.

Për ekspertin i Teknologjisë Besmir Semanaj arrëstimi i Muçës pikërisht në momentin e ngritjes së një komisioni hetimor për këtë çështje është I dyshimtë.

Anëtari i këtij komisioni, deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi e sheh si veprim të koordinuar midis qeverisë dhe SPAK.

Veç të tjerash, Ervin Muça është vënë në hetim pasi në vitin 2007 në Itali është raportuar si përgjegjës për veprën penale të dokumentave false. Ndërkohë, gjithashtu rezulton se Muça është rezulton këshilltar i Jashtëm në Agjencinë e Kadastrës, në kushtet që ligji e ndalon veprimtarinë e dytë përvec mësidhënies.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy