
Kufoma e një shtetasi shqiptar është gjetur dje në ishullin Paro të Greqisë.
Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një shtetas të moshës rreth 35-45 vjeç.
“Parianostypos.gr” shkruan se alpinistët ishin ata që zbuluan krimin makabër në shëtitjen e tyre duke njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrfikësit.
Kufoma ishte me shkallë të lartë dekompozimi në zonën e Agio Anargiron.
Nga të dhënat e para u zbulua se viktima kishte plagë në kokë, të cilat nuk dihet nëse janë shkaktuar kur ka rënë apo e kanë vrarë.
Policia ka nisur hetimet në vendin ku ka ndodhur ngjarja.
Ekzaminimi mjeko-ligjor pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së burrit.



