Berat, digjen 2 ha me shkurre e ferra dhe disa ullinj në fshatin Mbreshtan

Berat, digjen 2 ha me shkurre e ferra dhe disa ullinj në fshatin Mbreshtan

Përfshihet nga flakët mesditën e sotme rreth 2 hektarë më shkurre, ferra dhe rreth 40 rrënjë ullinj në fshatin Mbreshtan në Berat.

Të favorizuara nga era, flakët janë përhapur në të gjithë pjesën kodrinore të zonës. Falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse, flakët e zjarrit janë lokalizuar shpejt.

Për shkak të terrenit të vështirë kodrinor, futja e mjeteve zjarrfikëse në zonën e zjarrit ishte e pamundur dhe fikja u krye me mjete rrethanore.

Sipas të dhënave bëhet me dije se zjarri mund të jetë vendosur nga vetë banorët për të djegur mbeturinat, por era e ka nxjerrë jashtë kontrollit situatën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy