Arrestohet 37-vjeçari, shfrytëzonte për prostitucion 3 adoleshente

Arrestohet 37-vjeçari, shfrytëzonte për prostitucion 3 adoleshente

Një 37-vjeçar banues në Durrës, u arrestua në flagrancë nga policia pasi shfrytëzonte tri vajza të mitura për prostitucion.

Në pranga përfundoi Gentian Gaxha, i cili u kap në flagrancë duke shfrytëzuar kundrejt pagesës, vajzat e mitura me iniciale S.P. 17 vjeçe, B.A. 17 vjeçe dhe K.Xh. 17 vjeçe, banuese në Durrës.

Në vijim të hetimeve dhe në bashkëpunim me Prokurorinë filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të një prej shtetaseve të mësipërme, konkretisht K.Xh. 17 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”

Vijon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Policia thotë se për shkak të hetimeve nuk bën me dije më shumë detaje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shfrytëzimi i prostitucionit”dhe”Prostitucioni”.

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy