Pas arrestimit të tij nga policia, zbardhet edhe dëshmia e Marjan Levantit i cili mbrëmjen e djeshme plagosi në banesën e tyre familjarët e ish-gruas, me të cilën ishte në proces divorci.
Marjan Levanti, autori i plagosjes se trefishte ka treguar se ishin prindërit e saj që nuk e lejonin të shihte as atë dhe as dy fëmijët që kishin nga martesa mes tyre.
“Ata nuk më lejonin, më thoshin kriminel dhe burgaxhi për shkak të dënimit tim të mëparshëm” ka thënë ai.
Sipas dëshmisë, ati ka kërcënuar me hedhje nga pallati gjatë arrestimit, duke thënë se “vetëm të vdekur mund të më ktheni në burg”.



