
Policia e Shtetit ka bërë me dije se është finalizuar operacioni policor “Ndjekja”, i cili kishte si synim kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe Interpol Tirana.
Shtetsi D.D u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
59-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.



