Detaje rreth tentativës së arratisjes nga i burgosuri në Bënçë

Detaje rreth tentativës së arratisjes nga i burgosuri në Bënçë

Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje rreth arratisjes së dështuar të një të burgosuri në burgun e Bënçës në Tepelenë.

Eduard Çakaj ka tentuar të largohej nga burgu në orën 12:10 të ditës së sotme, ndërkohë që është kapur 20 minuta më vonë nga policia.

“Rreth orës 12:10 të ditës së sotme, shtetasi E. Ç., banues në Memaliaj, i cili vuante dënimin në IEVP Tepelenë është larguar në drejtim të fshatit Bënçë. Menjëherë është organizuar puna nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për kapjen e këtij shtetasi. Në orën 12:30 shtetasi i mësipërm është kapur nga punonjësit e Policisë Tepelenë dhe shërbimet e IEVP Tepelenë”, njofton policia.

Ai është kapur 500 metra larg burgut. Çakaj qëndronte në paraburgim, i arrestuar nga policia si i akuzuar për drogë.

I dënuari u arratis në një kohë kur e gjithë vëmendja e Shqipërisë është përqendruar te masat dhe lufta ndaj Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy