Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën rurale Krutje Imshte në vendin e quajtur kthesa e Ngurrezes. Bëhet me dije se mjeti tip kamionçinë me targa LU 9549 N ka përplasur një motoçikletë.
Drejtuesi Konstandin Sylari është dëmtuar rënde nga përplasja dhe është derguar me urgjencë ne spitalin e Lushnjes ku po merr ndihmen mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Drejtuesi i kamioncinës edhe pse ka frenuar nuk ka mundur te shmangë përplasjen.



