
Një person ka rënë në prangat e policisë në Tiranë pasi iu gjet 1 kg e 34 gramë kokainë në makinë.
Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, bazuar në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ”Disponimi 2”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Bujar Tafa 55 vjeç, banues në Bërxullë.
Në rrugën “Jordan Misja”, shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin B. T., 55 vjeç, të cilit gjatë kontrollit të automjetit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.



