
Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në shumë pjesë të Kosovës.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka ngritur nivelin e gatishmërisë emergjente pas krijimit të situatës në terren nga të reshurat atmosferike në vend.
Mbështetur në të dhënat nga QOE-112 dhe drejtoritë komunale për mbrojtje dhe shpëtim, AME njofton se situata më e rënduar paraqitet në rajonin e Dukagjinit, ku ka dëme të ndryshme nga vërshimet.
Rrafshi i Dukagjinit ishte pjesa më e prekur nga këto vërshime, të cilat shkaktuan dëme në Pejë, Istog e Klinë.
Përpos në këto qytete vërshime kishte edhe në komuna të tjera si Mitrovicë, Gjakovë, Deçan, Malishevë, Vushtrri e Junik.
Situatë e rëndë paraqitet edhe te disa restauronte te “Guri i Zi”, ku thuhet se ka dalë nga shtrati të lumit Drini i Bardhë.
Nga pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale, shihet se çdo gjë është përmbysur nga uji në zonën përreth.
Mirëpo situatë e qetë me reshjet është paraqitur gjatë ditës së sotme ( e hënë), ku situata po shkon drejt stabilizimit.
Si pasojë e reshjeve probleme u shkaktuan edhe me furnizimin me ujë.
Ujësjellësi “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të reshjeve atmosferike që kanë turbullirë, Fushë Kosova, Drenasi, Obiliqi dhe një pjesë e lagjes Kalabria do të mbesin pa ujë të pijshëm.



