Vjedhje dhe dhunë në familje, arrestohen tre persona në Sarandë

Vjedhje dhe dhunë në familje, arrestohen tre persona në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar gjatë orëve të fundit tre persona, ndaj të cilëve rëndojnë akuza të ndryshme. Më konkretisht, sipas burimeve zyrtare të policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit B. M., 28 vjeç, dhe Sh. M., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se në datën 12.02.2021, në Sarandë, në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë vjedhur në banesën e një shtetasi disa materiale.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi K. K, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy