Policia ka arrestuar efektivin e Pikës Kufitare, në Morinë, 45-vjeçarin Naim Beluli I cili akuzohet për korruprion pasiv.
Sipas njoftimit zyrtar arrestimi është bërë pasi ai ka përfituar në mënyrë të paligjshme një shumë prej 5 mijë lekë të reja, prej një shtetasi nga Kosova, i cili po kalonte kufirin me mjetin e vet. Ndalimi i policit u bë nga SHÇBA, ndërsa akuzohet për “Korrupsioni pasiv”.
Qytetari kishte të ngarkuar në makinën e tij, disa rroba dhe dy televizorë të vjetër, por polici i pikës doganore i kërkoi atij të shkarkojë mallin.



