Plagosje me armë zjarri në Fier, 50-vjeçari përfundon në spital

Plagosje me armë zjarri në Fier, 50-vjeçari përfundon në spital

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “11 janari” në Fier.

Pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur shtetasin D. M., 50 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia është në kërkim të autorit.

Në njoftim thuhet: “Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij. Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy