
Një 24-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali. Viktima është identifikuar si Folernc Kasa, ndërsa ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes. Sipas mediave italiane, i riu ishte duke udhëtuar me një makinë tip “BMW”.
Momentin kur ka dalë në një kryqëzim në Ancona, mjeti me të cilin Kasa udhëtonte është përplasur me një bordurë anësore.
Makina u përmbys si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe përplasjes së fortë. 24-vjeçari ndërroi jetë në vend, pasi goditjet ishin fatale.



