
Qeveria e SHBA iu ka dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë, 330 mijë dollar ndihma në pajisje për raste emergjencash.
Nisur edhe nga mjetet e domosdoshme që duhen në raste fatkeqësish siç ishte tërmeti i 26 nëntorit, SHBA ka dhuruar për Shqiperinë gjeneratorë, tenda, elemente ngrohjeje, etj.
“Sot, qeveria e Shteteve të Bashkuara u dhuroi Forcave të Armatosura Shqiptare mbi 330,000 dollarë pajisjesh për raste emergjencash, në mbështetje të përpjekjeve të vazhdueshme humanitare pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjeneratorët, tendat, elementët e ngrohjes dhe pajisjet e tjera të dhuruara do të ndihmojnë gjithashtu edhe në përpjekjet e ardhshme humanitare dhe të reagimit ndaj emergjencave”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane.
SHBA ka ndihmuar shpesh në mjete logjistike forcat e armatosura të Shqipërisë, veçmas në pajisje efektive për emergjencat civile por edhe mjete për ushtrinë.



