Furtuna dëmton 10 krerë gjedhë në Dibër, rrëmbehen nga rrjedha e fuqishme e ujit

Furtuna dëmton 10 krerë gjedhë në Dibër, rrëmbehen nga rrjedha e fuqishme e ujit

Shiu i rrëmbyeshëm i pasdites së të hënës ka shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike në fshatin Radomirë të Dibrës.

 

Një tufë bagëtish të trasha, rreth 10 krerë gjedhë, u rrëmbye nga rrjedha e fuqishme e ujit e krijuar si pasojë e reshjeve intensive.

 

Ngjarja ndodhi në fshatin Rade, në Njësinë Administrative Kala e Dodës, Bashkia Dibër.

 

Tufa e lopëve po kthehej nga kullota kur është rrëmbyer papritur nga rrjedha e një përroi.

 

Për pasojë mbi 10 krerë lopë u mbytën, ndërsa arriti të shpëtonte bariu që i shoqëronte.

 

Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar specialist të shërbimit veterinar të Bashkisë Dibër dhe Shërbimit të Veterinarisë së Ekstensionit Bujqësor Didër të cilët po bëjnë vlerësimin e dëmeve.

 

Të gjitha lopët ishin të regjistruara dhe të matrikulluara, ku pritet të kërkohet subvencionim të dëmit nga strukturat vendore dhe ato qendrore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy