Shkon në 91 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm i tre ditëve më parë në Turqi.
Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca ka deklaruar se po trajtohen në spitale 155 persona si pasojë e dëmtimeve të marra nga tërmeti i 30 tetorit, 10 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive dhe 3 persona mësohet të jenë në gjendje kritike për jetën.
Ministri Koca ka deklaruar se po vazhdojnë operacionet për kërkimin dhe shpëtimin e personave të cilët janë ende nën rrënoja në 8 prej banesave të shembura në Izmir.
Kujtojmë se të premten e 30 tetorit, Turqia u godit nga një tëmet me magnitudë 6.6 ballë i shkallës Rihter I regjistruar 17 km larg brigjeve të Izmirit me një thellësi prej 16.54 km.



