Lëvizte me armë me vete, vihet në pranga i riu në Tiranë

Lëvizte me armë me vete, vihet në pranga i riu në Tiranë

“Beretta” u kodua një operacion i policisë së Tiranës, gjatë të cilit u vu në pranga një i ri i cili lëvizte i armatosur.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në bazë dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 21 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

21-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në Rrugën e Kavajës, shërbimet e policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Gjithashtu u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi I. P., 31 vjeç, banues në Vorë, i cili shoqëronte shtetasin E. B.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy