Makina përplas motorin në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari

Makina përplas motorin në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari

Një i mitur ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në Divjakë.

Rreth orës 12:30, në fshatin Kamenicë, automjeti me drejtues shtetasin R. Ç., është përplasur me motomjetin me drejtues një shtetas 15 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 15-vjeçari. Nga ana e policisë është shoqëruar në komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet hetimore procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy