Sveçla: Dyshime për të vrarë të tjerë, po krehim zonën për trupa të mundshëm dhe armatime të hedhura nga ta

Sveçla: Dyshime për të vrarë të tjerë, po krehim zonën për trupa të mundshëm dhe armatime të hedhura nga ta

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në emisionin “Të Paekspozuarit” bëri të ditur se krahas tre të vrarëve nga radhët terroriste, ka dyshime edhe për të vrarë të tjerë, teksa shteti serb i ka shpallur të zhdukur.

Për faktin se relievi në atë pjesë të maleve është mjaft i gjerë dhe i vështirë, Sveçla tha se do të bëhet në vazhdim krehja e zonës për të identifikuar viktima të mundshme.

Deri tani kemi 8 të arrestuar, disa janë liruar nga Prokuroria në mungesë të provave ose dëshmive, dhe kemi tre persona të cilët do të përgjigjen para drejtësisë.

Kemi tre trupa të vrarë por kemi të dhëna inteligjente që ka të vrarë të tjerë gjatë ballafaqimit me Policinë e Kosovës.

Ka të dhëna se ka të zhdukur të cilët edhe Serbia është duke i kërkuar, po i llogarit të humbur.

Mos të harrojmë se ky territor është i gjerë dhe me reliev të thyer, me vegjetacion të madh qe i bie se duhet ditë e ditë që ne të krehim terrorin për të gjetur trupa të mundshëm ose armatime që ata mund ti kenë hedh gjatë ikjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy