Tentuan të vidhnin një transformator, kapen 4 hajdutët në Durrës

Tentuan të vidhnin një transformator, kapen 4 hajdutët në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga katër persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes. Sipas policisë, të arrestuarit u kapën ditën e sotme në fshatin Romanat duke vjedhur një transformator të energjisë elektrike.

Në pranga u vunë shtetasit I. N., 31 vjeç, A. H., 30 vjeç, D.T., 36 vjeç, të dënuar më parë për vjedhje dhe L. V., 29 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje të energjisë elektrike.

Kurse, në kërkim u shpall shtetasi L. S., 54 vjeç, banues në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan transformatori, pajisjet që shërbenin për çmontimin e tij dhe mjeti me të cilin do e transportonin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy