Rikthehet dëbora në qarkun e Korçës/ ARRSH apelon për kujdes

Rikthehet dëbora në qarkun e Korçës/ ARRSH apelon për kujdes

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditura sot përgatitjet për të qenë në gatishmëri për situatën e reshjeve të borës që pritet të mbulojnë vendin.

“Sipas parashikimit të motit pritet të fillojnë reshje dëbore në veri dhe në jug. Kontraktorët janë përgatitur me mjete e punëtorë për të mundësuar qarkullim normal në të gjitha akset”, njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Ndërkohë në qytetin e Korçës, gjatë ditës së sotme ka pasur reshje shiu dhe dëbore ndërsa në fshatin turistik të Dardhës reshjet janë ende prezente duke shënuar një trashësi prej 10 cm nga kilometri 7 deri në km 14.

Zonat më të përfshira nga dëbora sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale janë Dardha dhe Devolli ndërsa më pak të përfshira zona e qafës së Qarrit dhe Voskopoja.

Aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme por sektori i qarkullimit rrugor u bën thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes maksimal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy