
Një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga lartësia e një pallati në Tiranë.
Policia njofton se në datë 26.03.2024, në rrugën “Sali Nivica”, është vetëhedhur nga kati i 6-të i një pallati shtetasi I. T., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



