Që në nisje të vitit policia vuri në dispozicon vlera financiare për zbardhjen e ngjarje kriminale.
Shpërblimi i parë u vendos për këdo që mund të kishte dijeni për autorin e plagosjes pranë xhamisë Xhura në 1 Janar në kryeqytet.
Pak ditë më vonë policia kërkoi ndihmën e publikut për informacin mbi disa të rinj që kishin tentuar të vidhnin një institucion financiar.
Po sa e ka ndihmuar kjo mënyrë policinë për të arritur te autorët e ngjarjeve kriminale.
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë për MCN, se shpërblimi momentar ka qenë efektiv për kapjen e personave mbi të cilët rëndonin vepra penale.



