Zetori përplaset me motorin në Fier, humb jetën 59-vjeçari

Zetori përplaset me motorin në Fier, humb jetën 59-vjeçari

Aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Lushnje-Fier.

Ngjarja ka ndodhur fshatin Bishqethem, ndërsa viktima aksidentit me vdekje është shtetasi Qemal Shala 59 vjeç. Sipas informacioneve të para në vendngjarje, 59-vjeçari është përplasur në pjesën e pasme të mjetit bujqësor i cili drejtohej nga Josif Pina, rreth 60 vjeç.

Përplasja ka qenë e fortë duke bërë që trupi i viktimës të përfundojë mbi rimorkion e zetorit. Drejtuesi i motorit ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i mjetit bujqësor i tha policisë rrugore se nuk e kishte parë viktimën, vetëm kur ndjeu përplasjen ka frenuar.

Megjithë rrethanat e ngjarjes, polici ka ndaluar drejtuesin e mjetit bujqësor edhe me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit.

As mjeti bujqësor dhe as drejtuesi i motorit nuk duhet të qarkullojnë në këtë rrugë. Por mungesa e rrugës dytësore ka sjell shumë aksidente në këtë zonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy