2 persona kanë mbetur të plagosur në lagjen nr. 2 në Laç pasi bombola e gazit në banesën e tyre është përfshirë nga flakët.
B. B. 62 vjeç dhe M. B. 61 vjeçe kanë pësuar djegie në trup dhe ndodhen në spitalin e Traumës Tiranë për asistencën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi: Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, në Laç, në lagjen nr. 2, në një banesë, aksidentalisht ka marrë zjarr një bombol gazi. Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit B. B. 62 vjeç dhe M. B. 61 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës Tiranë për asistencën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen verifikimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të situatës.



