
Janë liruar banorët e Unazës së Re, të cilët u ndaluan të martën, pas përplasjes që ata patën me policinë dhe punonjësit e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit.
Nga 27 persona që u ndaluan, 26 prej tyre janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa vetëm 1 person ka mbetur në qeli.
Gjatë protestës së të martës u dëmtuan 13 persona, nga të cilët 5 ishin efektivë policie.
Pas ndërhyrjes së IKMT-së është bërë e mundur prishja e 33 objekteve.



