Përplasen dy makina në Vlorë, 26-vjeçarja përfundon në spital

Përplasen dy makina në Vlorë, 26-vjeçarja përfundon në spital

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen rëndë të një shofereje 26-vjeçare ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorës.

Sipas bluve të qytetit bregdetar, në hyrje të qytetit pranë vendit të quajtur "Pusi i Mezinit", automjeti tip “Nisan”, me targë AA 879 J X, me drejtuese shtetasen J.L., 26 vjeçe, banuese në Vlorë, është përplasur me një mjet tjetër makinë “Nisan”, me targë AA 294 MZ, me drejtues shtetasin Xh. Sh., rreth 45 vjeç, banues në Vlorë.

Për pasojë është dëmtuar rëndë 26 vjeçarja J.L, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetin tjetër të përfshirë në këtë përplasje, shtetasin Xh. Sh., me qëllim sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy