
Një person i cili tentoi të kalonte kufirin, me municion luftarak dhe katër armë të ftohta në makinë, është vënë në prangat e policisë kufitare të Morinës.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e policisë gjetën dy karikatorë me fishekë, dy thika, një sëpatë dhe një shkop metalik si ai i policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Në përfundim të veprimeve për rastin, efektivët e policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 39 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.



