U denoncua i zhdukur, i riu në Lushnjë gjendet i mbytur në kanal

U denoncua i zhdukur, i riu në Lushnjë gjendet i mbytur në kanal

Polumbarët e Reneas pas kërkimeve në një kanal me ujë në fshatin Çukas të Lushnjës, kanë gjetur trupin e një të riu i cili dyshohet se është mbytur mbrëmjen e djeshme.

Pas kallëzimit të bërë mbrëmjen e djeshme, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga shtetasi A. C., 37 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, Lushnjë, se prej disa orësh kishin humbur kontaktet me djalin e xhaxhait, shtetasin M. C., 21 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, i cili vuante nga epilepsia, menjëherë kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij.

Paraditen e sotme, me ndihmën e polumbarëve të Repartit Special Renea, eëhtë bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit M. C., i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në një kanal vaditës, në fshatin Çukas i Ri, Lushnjë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy