
Dy persona janë kapur në flagrancë nga policia e Lushnjës, duke tentuar që të vjedhin në një banesë.
Efektivët e policisë arrestuan në flagrancë shtetasit Xhavit Muça, dhe Erlind Tuci, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, janë kapur në flagrancë në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit Sh. Ç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy çanta me vegla të ndryshme që autorët përdornin për të hapur me thyerje derën e banesës.
Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi N. M., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për dhënien e dokumenteve të automjetit duke i kundërshtuar ata.
Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.



