Akuzohet për shpërdorim detyre/ Eduard Duro paraqitet në SPAK

Akuzohet për shpërdorim detyre/ Eduard Duro paraqitet në SPAK

Dy javë pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, kryebashkiaku socialist Eduard Duro paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Duro u mor i pandehur nën akuzën “shpërdorim detyre”. Komunikimi i akuzës iu bë pasi kryetari i Bashkisë licencoi një biznes karburanti që ishte ndërtim pa leje.

Hetimi i SPAK erdhi pas një kallëzimi të depozituar në prokurorinë e posaçme antikorrupsion nga një subjekt tjetër. 

Në lidhje me këtë çështje, Duro në një reagim zyrtar u shpreh se sektori i tatim-taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit.

“Në lidhje me lajmin e dalë, Eduard Duro shprehet : Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit "Genci Petrol".

Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie.”
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy