Korçë, sherr me thika brenda në shkollë, plagoset 14-vjeçari

Korçë, sherr me thika brenda në shkollë, plagoset 14-vjeçari

Një nxënës shkolle është plagosur me thikë brenda ambienteve të shkollës.  Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku nxënësi me iniciale D.D është plagposur pas konfliktit që pati me një bashkëmoshatar. 

I plagosur u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 07.11.2017, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës, ka shkuar i plagosur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasi D.D, 14 vjeç.

Nga të dhënat paraprake rezulton se ky shtetas është konfliktuar me një shtetas tjetër, në brendësi të ambjenteve të një shkolle 9-vjeçare në Korçë, në të cilën ishin të dy nxënës.

Shtetasi D.D, aktualisht po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën", sqaron policia. 

Ndërkohë policia ka kapur autorin dhe e ka shoqëruar në polici për sqarimin e mëtejshëm të ngjarjes. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy