
Një shtetas grek është dërguar i pajetë në spitalin e Sarandës, pak pasi ishte ndjerë keq.
Policia njofton se në Spitalin e Sarandës është dërguar pa shenja jete shtetasi P. S., 48 vjeç, banues në Athinë, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë gjatë rrugës Qafë-Botë-Sarandë, ku udhëtonte si pasagjer në një automjet.
Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrore.
Për zbardhjen e këtij rasti materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.



