Në Spitalin Rajonal të Fierit ka shkuar për të marrë mjekim shtetasi L.R, 28 vjeç, banues në fshatin Peshtan i Madh, Fier.
Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas është vetëplagosur me armën e tij të gjahut dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



