Plagosja e 45-vjeçarit në Lezhë/ Simoni: Dyshime nëse është vetplagosur ose ka pasur një konflikt të mundshëm (VIDEO)

Plagosja e 45-vjeçarit në Lezhë/ Simoni: Dyshime nëse është vetplagosur ose ka pasur një konflikt të mundshëm (VIDEO)

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në fshatin Rraboshtë të Lezhës.

Siç raporton për ‘MCN live’, korrespodenti nga Lezha, Jul Simoni, i plagosur ka mbetur Mond Gjoka, 45, vjeç i cili u dërgua me urgjencë për mjekim në spitalin e Lezhës pas një plage në këmbë dhe më pas ëhstë dërguar për në spitalin e Traumë në Tiranë.

Një 45-vjeçar është paraqitur i plagosur me armë zjarri në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës. Rasti është regjistruar pak pas mesnate në lokalin e fshatit, ndërsa i dëmtuari është shtetasi Mond Gjoka, banues në fshatin Raboshtë.

Ai ka marrë një plagë në këmbës dhe pasi mori ndihmën e parë mjekësore në urgjencën e Lezhës është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore nga ku bëhet e ditur se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia e cila nisi hetimet në lidhje me rastin bën më dije se nga veprimet paraprake dyshohet se 45-vjeçari Mond Gjoka është vetëplagosur me armë zjarri pranë një lokali në fshatin Gryk Zezë të Lezhës.

Por, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të këtij rasti, për të parë nëse ka patur ndonjë konflikt mes personave të tjerë dhe 45-vjeçarit i cili paraprakisht nuk rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm penal.

Janë marrë në pyetje njërit që ishin afër tij si dhe janë marrë edhe kamerat në dispozicion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy