Krimet makabre të Dan Hutrës/ 16 vite më parë vrau gruan e parë, në 2003 përdhunoi kunatën

Krimet makabre të Dan Hutrës/ 16 vite më parë vrau gruan e parë, në 2003 përdhunoi kunatën

Në vitin 2009, Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor shtetasin Dan Riza Hutra për veprën penale “Vrasje me paramanedim”. Masa e dënimit atë kohë ishte 24 vite burg, ndërsa me gjykim të shkurtuar ishte 16 vite burg. Dan Hutra u mor i pandehur për vrasjen e gruas së tij atë kohë, krim i kryer me thikë në zemër e mëlçi.

Në ngjarjen e ndodhur vite më parë, hetuesit zbuluan se shkak ishte xhelozia mes çiftit. Ngjrja e rëndë ka ndodhur në dhjetor të vitit 2007, ndërsa viktima ishte D. H. Autori pasi e qëlloi me thikë bashkëshorten, inskenoni sikur ajo ishte vetëvrarë, duke i vendosur thikën në dorë.

Ai është larguar me qetësi nga banesa, ka mbyllur derën dhe ka telefonuar nënën e viktimës duke i thënë: “Rrofsh vet se vajzën e kam mbyt”. Pas hetimeve tëë kryera, është arrestuar shtetasi Dan Hutra, i cili pas marrjes në pyetje ka pranuar krimin duke thënë se e ka kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike të çasit. Pretendimet e tij nuk janë pranuar nga Gjykata e asaj kohe, e cila e dënoi atë për “Vrasje me paramendim”

Sot, Dan Hutra kthehet sërish në personazh krimi. Tre ditë pas lirimit nga burgu, ai vrau me armë zjarri Mevlute Hysën, 30 vjeçe, (motrën e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses) si dhe plagosi Elena Hysën dhe Kujtime Hysën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy