Vodhi 9 mln lekë në “Exchange”-in ku ishte e punësuar, në pranga 34-vjeçarja

Vodhi 9 mln lekë në “Exchange”-in ku ishte e punësuar, në pranga 34-vjeçarja

Një 34-vjeçare është vënë në pranga pasi ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në subjektin ku ishte e punësuar, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Valuta”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetases B. Sh., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi Y. K., 42 vjeç, banues në Fier.

Shtetasja B. Sh. ishte e punësuar në një subjekt këmbimi valutor, në pronësi të shtetases D. K. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se gjatë javës së fundit të muajit korrik, kjo shtetase, në bashkëpunim me shtetasin Y. K., ka vjedhur 900.000 lekë të rinj, në këtë subjekt.

Punohet për kapjen e shtetasit Y. K. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy