
Trupi i ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, pritet të mbërrijë në atdhe nesër, më 31 maj.
Stafi mjekësor dhe të afërmit e të ndjerit po merren me procedurat e posaçme që mundësojnë sjelljen e trupit të tij atdhe, ku pritet t’i bëhen edhe nderimet e fundit.
Mësohet se procedurat mund të përfundojnë gjatë ditës së hënë dhe po të hënën rreth mbrëmjes trupi i tij do të niset drejt Tiranës.
Ai do të përcillet për në banesën e fundit nëpërmjet një ceremonie zyrtare.
Këshilli i Ministrave pritet të marrë një vendim të posaçëm, për t’i bërë ish-kreut të shtetit nderimet e duhura.
Bujar Nishani ndërroi jetë teksa po kurohej në spitalin e Berlinit. Shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar, çka i shkaktoi vdekjen.



