Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë ku një ambulancë është përplasur me një tjetër mjet. Mësohet se nga përplasja ambulanca është përmbysur.
Ndërkohë që nuk ka asnjë person të lënduar nga aksidenti.
Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.



