
Një person është gjetur i vdekur në fshatin Spiten, në Lezhë, me plagë nga arma e zjarrit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai mund të ketë qëlluar veten me armë.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:05, në banesën e tij, në fshatin Spiten, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, shtetasi P. P., 65 vjeç.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.



