“Mall Hollande” ishte kodi për pastërtinë e drogës dhe kanabisit që përdornin gjimnazistët në kryeqytet. “FactCheck” zbardh një tjetër pjesë nga përgjimet që çuan në pranga 20 persona, katër në kërkim, mes tyre edhe tri vajza.
“FactCheck” ka mundur të sigurojë dhe një tjetër përgjim nga dosja voluminoze e Prokurorisë dhe Policisë në kuadër të operacionit “Harta”.
Në një tjetër blerje të stimuluar tek agjenti me kodin “Reno” është i arrestuari Dorjano Çela i cili i mburret se ka një ‘mall cilësor’ i cili e ka origjinën nga Holanda.
Reno: E motrat në p** e paske mor burr, na boni me bo tatuazh me ja q* motrën
Dorjano Çela: Mall Hollande mo lale s’maj gjo te keqe un mor burr. 1 (një) do?
Reno: E 1 (nji) të vogël ta myllim sot vllai
Dorjano Çela: Po mor kur të doj k***
Reno: Ore kshu je gjith ditën e ?
Dorjano Çela: Po po
Reno: Me ke dal fiks
Dorjano Çela: He zemra ca do me thoshe
Reno: Jo mo e se ne marrim një cik si shum, kshu çdo dita



