Përdhunoi e vrau 21-vjeçaren greke, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari

Përdhunoi e vrau 21-vjeçaren greke, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari

Aleksandër Lucaj, 21 vjeç, bashkë me 23-vjeçarin grek, Manilos Bukuras, janë dënuar me burgim të përjetshëm pas përdhunimit dhe vrasjes makabre të studentes greke, Eleni Topaludhi.

Mediat e huaja shkruajnë se Gjykata e Athinës nuk ka pranuar asnjë nga lehtësimet e kërkuara nga avokatët mbrojtës, duke dhënë dënimin maksimal për dy të rinjtë për vrasjen e saj dhe 15 vite të tjera për përdhunimin e saj.

Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e 28 nëntorit të vitit 2018, ku 21-vjeçarja Topaludhi u përdhunua, u dhunua dhe u hodh nga shkëmbi 10 metra në brigjet e zonës Fokia, të ishullit të Rodosit.

Përveç këtij dënimi, 21-vjeçari shqiptar do të shkojë sërish në gjykatë më 3 qershor, pasi akuzohet për përdhunimin e një 19-vjeçareje invalide, bashkë me një 21-vjeçar rom.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy