Aksidenti në punë në Shëngjin/ Arrestohet administratori i firmës, në kërkim drejtuesi teknik

Aksidenti në punë në Shëngjin/ Arrestohet administratori i firmës, në kërkim drejtuesi teknik

Dy persona janë arrestuar nga policia në lidhje me aksidentin në punë të ndodhur mesditën e djeshme në një objekt në ndërtim në zonën e Kunes në Shëngjin, ku humbi jetën Preng Gjoni 50-vjeç.

Sipas bluve në lidhje me këtë ngjarje janë venë në pranga Martin Kovaçi 47 vjeç, banues në Lezhë, administrator i firmës për ndërtimin e pallatit, Eduard Frroku 47 vjeç, banues në Kamëz Tiranë, punonjës i firmës. 

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë shpallën në kërkim për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin Edmond Markun 34- vjeç, banues në Lezhë, drejtues teknik i firmës së ndërtimit.

Arrestimi i 2 shtetasve dhe shpallja në kërkim e 34-vjeçarit u bënë pasi ditën e djeshme, në Kune, Shëngjin, në një pallat në ndërtim, me administrator shtetasin Martin Kovaçi shtetasi  Preng Gjoni 50 vjeç, duke punuar, humbi jetën pasi i ra një dërrasë druri mbi kokë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Ky ishte aksidenti i dytë në punë i ndodhur në harkun kohor të dy ditëve në Shëngjin, pasi mëngjesin e së enjtes një punëtor 28-vjeçar humbi jetën, pasi ra nga kati i 9 i pallatit ku po punonte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy