Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 35-vjeçar me iniciale S.I pasi në bashkëpunim me O. A., 28 vjeç (vijon puna për kapjen e tij), dyshohen se kanë vjedhur një celular dhe një shumë parash, në banesën e një shtetaseje.
Në njoftimin e policisë thuhet: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi në bashkëpunim me shtetasin O. A., 28 vjeç (vijon puna për kapjen e tij), dyshohen se kanë vjedhur një celular dhe një shumë parash, në banesën e një shtetaseje.



