Ka vijuar edhe këtë fundjavë aksioni i policisë për parandalimin e aksidenteve dhe vendosjen e rendit rrugor.
Si pasojë e disa kontrolleve në rrugët parësore dhe dytësore të kryeqytetit, u arrestuan 11 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur si dhe u pezulluan 56 leje drejtimi për shkelje të ndryshme.



