Kapen 9.5 ton kokainë në Spanjë, zbulohen logot e mbi 30 organizatave kriminale

Kapen 9.5 ton kokainë në Spanjë, zbulohen logot e mbi 30 organizatave kriminale

Autoritetet spanjolle sekuestruan një sasi rekord kokaine prej 9.5 tonesh në portin e Algeciras në jug të vendit. Ngarkesa ishte e fshehur në një dërgesë me banane e ardhur nga Ekuadori.

Sipas policisë pakot e drogës që mbanin etiketimin “Hitler” përbëjnë edhe sasinë me të madhe të sekuestruar në Spanjë në gjithë historinë  e saj.

Kompania përgjegjëse për dërgesën eksporton çdo muaj në Evropë rreth 40 kontejnerë dhe ka një rrjet të gjerë tregtar për transportet nga Ekuadori.

Ky operacion cilësohet si një goditje e paprecedentë ndaj një prej organizatave më të rëndësishme në botë për shpërndarjen e kokainës në vendet e Evropës, ndërkohë ende nuk është raportuar për të arrestuar.

Në dërgesën e kapur po ashtu u zbuluan edhe logot e mbi 30 organizatave kriminale edhe pse sasia dominohej nga pakot me logon Hitler.

Për këtë të fundit prej kohesh po hetohet nëse dërgesat kanë ndonjë lidhje me grupet neo-naziste europiane apo kjo etikete përdoret thjesht si kod për marrës të veçantë.

Ndërkohë rreth një muaj më parë policia holandeze sekuestroi një sasi të konsiderueshme kokaine në portin e Roterdamit.

Ndërkohë rreth një muaj më parë autoritetet e Roterdamit kapen në port një sasi rekord kokaine prej 8 mijë kilogramësh e cila në treg do të arrinte vlerën e 660 milionë eurove.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy